back to top
15.5 C
Tirana
E hënë, 30 Mars, 2026
spot_img
KreuDrejtësiaNga Gjykata e Lartë, beteja e Veliajt zhvendoset në Gjykatën Kushtetuese

Nga Gjykata e Lartë, beteja e Veliajt zhvendoset në Gjykatën Kushtetuese

Avokatet e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, kane depozituar një kërkesë pranë Gjykatës Kushtetuese, ku kërkojne shqyrtimin dhe rivlerësimin e masës së arrestit me burg të vendosur ndaj tij.

Sipas avokatëve të Veliajt, masa e sigurisë e caktuar nga gjykata konsiderohet disproporcionale dhe jo në përputhje me rrethanat konkrete të çështjes. Në argumentimin e tyre, mbrojtja thekson se ndaj kryebashkiakut janë vendosur masa të rënda që, sipas tyre, cenojnë parimin e proporcionalitetit dhe të drejtave kushtetuese.

Kërkesa drejtuar Kushtetueses vjen në një moment kur situata juridike e Veliajt ka marrë zhvillime të reja. Pak ditë më parë, trupa gjyqësore e Gjykatës së Lartë vendosi se shkarkimi i tij nga detyra nga ana e Këshillit të Ministrave ishte i padrejtë. Ky vendim i hapi rrugën Veliajt që të rikthehet në detyrën e kryetarit të Bashkisë së Tiranës.

Mbrojtja e sheh vendimin e Gjykatës së Lartë si një element shtesë për të provuar se masat e marra ndaj tij janë të pajustifikuara, ndërsa kërkesa në Kushtetuese synon rivlerësimin e situatës juridike të kryebashkiakut në tërësi.

Aktualisht pritet që Gjykata Kushtetuese të vendosë nëse do ta marrë në shqyrtim çështjen dhe nëse do të pezulluar ose jo masën e arrestit me burg deri në një vendim përfundimtar.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat