back to top
11.5 C
Tirana
E premte, 22 Nëntor, 2024
spot_img
KreuAktualitetVideo-Bllokimi i gazetarëve në kufi nga pala greke/ Reagon ashpër Blendi Fevziu

Video-Bllokimi i gazetarëve në kufi nga pala greke/ Reagon ashpër Blendi Fevziu

Gazetari Blendi Fevziu ka reaguar për  bllokimin e gazetarëve shqiptarë në doganën greke.

Me anë të një video në rrjete sociale, Fevziu shprehet se ndalimi i gazetarëve në kufi dhe privimi për të ushtruar detyrën është një sjellje primitive të autoriteteve në Athinë, të cilat shkelin çdo të drejtë dhe liri të individëve.

“Është e papranueshme, e patolerueshme, skandaloze dhe absolutisht primitive që një shtet anëtar i Bashkimit Europian të bllokojë në kufi gazetarët që janë duke kryer detyrën e tyre. Është e patolerueshme që një vend i BE-së shkel të drejtën për informim, shkel të drejtën e njeriut, shkel të drejtën elementare të lëvizjes së çdo qytetari shqiptar.

Ngjarje të tilla mund të kesh, vonesa në kufi në vende diktatoriale, por që një vend i BE t’ju kërkojë gazetarëve shkresë nga Ministria e Jashtme apo letër shoqërimi, është të shkelësh çedo parim të lirisë së mediave dhe t’i kërkosh gazetarëve që të vihen nën tutelën  politike. Ndaj edhe njëherë insistoj, ajo që po ndodh në kufirin grek, është as më shumë e as më pak një gjest primitiv i një shteti në të cilin inati dhe mëria dominon mbi të drejtat dhe mbi parimet europiane”, shprehet Fevziu.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat