Kolegji i Gjykatës Kushtetuese ka pranuar të shqyrtojë ankimin e Qeverisë lidhur me vendimin e Gjykatës së Posaçme (GJKKO) për pezullimin nga detyra të zëvendëskryeministres Belinda Balluku. Ky ankimi u dërgua nga Këshilli i Ministrave në Kushtetuese, duke hapur rrugën për një vendimmarrje të re mbi ligjshmërinë e pezullimit.
Tashmë, vendimi varet nga mbledhja e gjyqtarëve të Kushtetueses, të cilët do të vendosin nëse do të pezullojnë vendimin e GJKKO-së apo do ta lënë atë në fuqi.
Më herët, Gjykata e Posaçme kishte vendosur pezullimin e Ballukut nga detyra dhe ndalimin e udhëtimit jashtë vendit, duke i bllokuar pasaportën, në kuadër të hetimeve që po zhvillohen.
Vendimi i Kushtetueses pritet të sqarojë nëse një gjykatë ka kompetencë për të pezulluar një ministër, duke pasqyruar qartësisht interpretimin e rendit kushtetues dhe autoritetin e Kuvendit për çështjet e ekzekutivit.



