Kryeministri Edi Rama reagoi pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për të shqyrtuar ankimin e qeverisë ndaj vendimit të GJKKO-së për pezullimin nga detyra të zëvendëskryeministres Belinda Balluku.
Në një deklaratë të publikuar në rrjetin social X, Rama theksoi se është e rrallë të gjendet një rast në nivel ndërkombëtar ku një prokuror dhe një gjykatës, madje edhe i shkallës së parë, të pezullojnë nga detyra një anëtar qeverie.
“Fjalët e shumta janë fukarallëk, gjeni një rast të dytë në botë ku një prokuror dhe një gjykatës, për më tepër edhe i shkallës së parë, pezullojnë nga detyra një anëtar qeverie! Të më thoni se kjo qenka kaq normale, megjithëse s’është parë kurrë, askund, në botën demokratike, është njësoj si të më thoni se drejtësia qenka normale vetëm në Shqipëri!” shkroi Rama.
Kryeministri shtoi se, pavarësisht mbështetjes së tij për Reformën në Drejtësi, vendimi për Ballukun përbën një devijim nga parimet kushtetuese dhe cenon balancën mes pushteteve të pavarura. Ai paralajmëroi se përdorimi i mjeteve të gabuara për të luftuar korrupsionin mund të kthehet në një të keqe më të madhe sesa problemi që synohet të zgjidhet.
“Kur drejtësia rrëshqet kështu si këtë herë, cenon parimet kushtetuese, prish balancën mes pushteteve të pavarura dhe ndërhyn brutalisht në procesin qeverisës. Ky mësim nuk duhet harruar kurrësesi,” përfundoi Rama në reagimin e tij.
Vendimi i Kushtetueses pritet të përcaktojë nëse pezullimi i Ballukut nga GJKKO do të mbetet në fuqi apo do të rrëzohet, duke vendosur një precedent të rëndësishëm për ko



