Endri Shabani pritet të marrë mbështetjen e Partisë Socialiste në Parlament për të zënë postin e Avokatit të Popullit. Sipas burimeve, seanca për votimin e Avokatit të ri të Popullit është caktuar për datën 11 dhjetor.
Po në këtë datë, parlamenti do të zhvillojë edhe votimin e buxhetit nen për nen për vitin 2026.
Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, deklaroi një ditë më parë nga Kryesia e Kuvendit se PS nuk do të propozojë kandidat për Avokatin e Popullit, por do të mbështesë kandidatët e propozuar nga opozita. Balla shtoi se mazhoranca do të presë për mbarimin e afatit zyrtar për dorëzimin e kandidaturave para se të japë fjalën e saj përfundimtare.



