back to top
11.5 C
Tirana
E mërkurë, 18 Mars, 2026
spot_img
KreuAktualitetLëvizja surprizë në Durrës/ Bardhi sqaron qëndrimin e PD-së

Lëvizja surprizë në Durrës/ Bardhi sqaron qëndrimin e PD-së

Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, i ftuar në Euronews Albania, komentoi lidhur me takimin që po zhvillonte në të njëjtën kohë Ervin Salianji me pjesë të strukturave të PD-së në Durrës.

Bardhi theksoi se mbështet qëndrimin zyrtar të PD-së dhe të kryetarit Sali Berisha, sipas të cilit çdo mbledhje jashtë forumeve është private.

“PD nuk pengon askënd që të shprehë lirisht mendimin e tij apo të takohet me demokratët. Ka institucione që nuk i kufizojnë të drejtën e fjalës askujt dhe nuk do të pengojnë askënd,” tha Bardhi.

Ai shtoi se secili anëtar i kryesisë dhe kolegëve të PD-së bën zgjedhjen e tij për të zhvilluar takime me demokratët dhe për t’i bërë ato publike sipas dëshirës.

Për pyetjen nëse këto takime mund të tërheqin demokratë të pakënaqur, Bardhi u shpreh se nuk ka keqkuptim tek baza dhe se prioritetet e Shqipërisë janë më të mëdha se këto çështje interne.

“Shqipëria ka shumë më shumë probleme që meritojnë kohë dhe vëmendje sesa kjo temë. Nuk shikoj asnjë problem të jem i vërtetë,” përfundoi ai.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat