back to top
7.5 C
Tirana
E enjte, 25 Dhjetor, 2025
spot_img
KreuAktualitetInspektorët zbarkojnë në Kuvend/ Deputetët kapen mat me cigare

Inspektorët zbarkojnë në Kuvend/ Deputetët kapen mat me cigare

Një telefonatë e mbërritur në Inspektoratin Shtetëror Shëndetësor (ISHSH), që denonconte pirjen e duhanit në ambientet e bar-kafes brenda Kuvendit, solli ndërhyrjen e menjëhershme të inspektorëve të shëndetit publik, të cilët shkuan në parlament për të kryer kontrollin zyrtar.

Deputetët, të cilët ndodheshin prej më shumë se 12 orësh në një seancë maratonë, kishin zbritur në ambientet e lokalit për të konsumuar kafe dhe cigare, por u surprizuan kur panë inspektorët në vendngjarje. Situata u tensionua dhe u bë objekt debati në sallën plenare, pasi deputetët njoftuan kreun e grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi.

“Janë disa inspektorë që kontrollojnë ambientet e punës së deputetëve. Nuk ushtron dot kontroll prokuroria pa autorizim të seancës plenare. Jeni duke shkelur rëndë Kushtetutën,” deklaroi Bardhi, duke e cilësuar veprimin të paligjshëm.

Ministrja e Shëndetësisë, Evis Sala, reagoi duke sqaruar se inspektorati është autoriteti përgjegjës për kontrollet dhe ka vepruar sipas ligjit. Por kreu i Kuvendit, Niko Peleshi, iu bashkua shqetësimit të Bardhit, duke thënë:
“Duhani nuk duhet lejuar. Sa i përket procedurës, z. Bardhi ka të drejtë. Për momentin, se nuk bëhet kiameti, inspektorët të largohen.”

Reagimi zyrtar i Inspektoratit

Pas debatit publik, ISHSH publikoi sot një deklaratë, ku sqaronte se kontrolli ishte bërë në zbatim të Ligjit nr. 9636 “Për mbrojtjen e shëndetit nga produktet e duhanit” dhe urdhrave të brendshëm të institucionit.
Inspektimi u realizua në datën 4 dhjetor 2025, në dy momente të ditës: në orën 13:00 dhe në orën 21:00.

Institucioni bën të ditur se veprimtaria inspektuese është pjesë e programit vjetor dhe se denoncimet e qytetarëve trajtohen menjëherë, pavarësisht subjektit ku ato ndodhin.

ISHSH raportoi gjithashtu se nga 1 tetori deri më 4 dhjetor 2025 janë kryer, 1411 inspektime, 954 këshillime, 10 paralajmërime,si dhe 2 vendime të ndërmjetme ndaj subjekteve që tregtonin produkte duhani në shkelje të ligjit.

Në fund, Inspektorati theksoi se mbetet i angazhuar për zbatimin rigoroz të ligjit dhe kërkon bashkëpunim institucional për ta bërë të mundur këtë.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat