back to top
10.5 C
Tirana
E mërkurë, 24 Dhjetor, 2025
spot_img
KreuAktualitetSalianji: S’ka largim nga PD, kërkojmë transparencë në listat zgjedhore

Salianji: S’ka largim nga PD, kërkojmë transparencë në listat zgjedhore

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka mohuar zërat për krijimin e një force të re politike, duke theksuar se angazhimi i tij mbetet brenda PD-së. Gjatë një interviste në Report Tv, Salianji u shpreh se fokusi i grupit që ai përfaqëson është vendosja e “rregullave të qarta loje” për promovimin dhe avancimin politik brenda partisë.

“Ne jemi PD, kush ka sakrifikuar dhe ka mbledhur vota, ai është PD. Unë do jem në PD,” deklaroi ai, duke shtuar se takimet me mbështetësit do të vijojnë, pasi “fuqia e një politikani është mbështetja e njerëzve, jo flluskat dhe hilet.”

Salianji kërkoi që proceset brenda PD-së të jenë të qarta dhe të barabarta për të gjithë, sidomos kur bëhet fjalë për përzgjedhjen e kandidatëve.

“Pse ai që është i pari mbetet në listë të hapur dhe ai që është i dytë në listë të mbyllur? Ose i bëjmë primaret, ose s’i bëjmë. Pse nuk është Iliri i Dibrës, pse nuk është Elizabeta e Fierit?”, u shpreh ai, duke kërkuar meritokraci dhe transparencë në garat e brendshme.

Me këto deklarata, Salianji theksoi se qëllimi nuk është ndarja, por forcimi i strukturave dhe besimit të demokratëve përmes rregullave të drejta dhe funksionale.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat