back to top
2.5 C
Tirana
E hënë, 22 Dhjetor, 2025
spot_img
KreuAktualitetBotaLavrov: Prania evropiane në Ukrainë do të sjellë kundërpërgjigje të menjëhershme

Lavrov: Prania evropiane në Ukrainë do të sjellë kundërpërgjigje të menjëhershme

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, ka paralajmëruar se Moska do të përgjigjet nëse vendet europiane vendosin trupa në territorin e Ukrainës.

Sipas agjencive ruse Ria dhe Tass, Lavrovi deklaroi se Rusia “nuk ka asnjë synim të hyjë në luftë me Evropën”, por është e gatshme të reagojë ndaj çdo dislokimi ushtarak europian pranë kufijve të saj.

Shefi i diplomacisë ruse kritikoi Bashkimin Europian, duke e akuzuar për “verbëri politike pa shpresë” dhe për iluzione se Rusia mund të mposhtet në fushën e betejës.

Ndërkohë, nga Moska kanë mbërritur edhe kritika të reja ndaj presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky.

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, u shpreh se deklarata e Zelenskyt për mbajtjen e zgjedhjeve nëse Perëndimi garanton sigurinë, “duket si një skenë nga teatri i kukullave”.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat