back to top
0.5 C
Tirana
E hënë, 22 Dhjetor, 2025
spot_img
KreuDrejtësiaAmbasada Britanike: Zgjedhja e kreut të SPAK duhet të jetë e drejtë...

Ambasada Britanike: Zgjedhja e kreut të SPAK duhet të jetë e drejtë dhe transparente

Ambasada Britanike në Tiranë ka reaguar përmes një postimi në Facebook në prag të zgjedhjes së drejtuesit të ri të SPAK, që pritet të zhvillohet nesër, më 11 dhjetor.

Në deklaratë theksohet rëndësia që ky proces ka për Shqipërinë në funksion të forcimit të shtetit të së drejtës dhe luftës kundër korrupsionit. Ambasada nënvizon se Këshilli i Lartë i Prokurorisë duhet ta garantojë zgjedhjen në mënyrë të lirë dhe transparente.

“Zgjedhja e Drejtuesit të SPAK është një hap i rëndësishëm në përparimin e Shqipërisë për forcimin e shtetit të së drejtës dhe luftën kundër korrupsionit. Është e rëndësishme që Këshilli i Lartë i Prokurorisë ta realizojë këtë proces në mënyrë të lirë, të drejtë dhe transparente. Mbretëria e Bashkuar pret me padurim të bashkëpunojë me këdo që do të zgjidhet, për të vazhduar dhe forcuar marrëdhënien tonë të shkëlqyer”, thuhet në deklaratë.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat