back to top
12.5 C
Tirana
E hënë, 22 Dhjetor, 2025
spot_img
KreuDrejtësiaBegaj miraton propozimin e KLGJ/ Genti Shala në Gjykatën e Lartë

Begaj miraton propozimin e KLGJ/ Genti Shala në Gjykatën e Lartë

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka dekretuar emërimin e Genti Shalës në postin e gjyqtarit të Gjykatës së Lartë. Vendimi është firmosur më 11 dhjetor 2025 dhe ka hyrë në fuqi menjëherë, sipas njoftimit zyrtar të Presidencës.

Emërimi i Shalës bazohet në nenet 93 dhe 136 të Kushtetutës, si dhe në ligjin për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve. Vendimi i Presidentit vjen pas propozimit të bërë nga Këshilli i Lartë Gjyqësor më 4 dhjetor, i cili e përzgjodhi Shalën për vendin vakant në fushën e së drejtës penale, të shpallur prej vitit 2022.

“Zoti Genti Shala emërohet Gjyqtar i Gjykatës së Lartë nga radhët e gjyqtarëve. Ky dekret hyn në fuqi menjëherë”, thuhet në njoftimin zyrtar të Presidencës.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat