Ka përfunduar procesi gjyqësor për masat e sigurisë ndaj zyrtarëve të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), raporton gazetarja Anila Hoxha.
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur masën e sigurisë “arrest shtëpie” për drejtoreshën e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, si edhe për zv/shefen e institucionit.
Ndërkohë, për personat e tjerë të përfshirë në këtë çështje, gjykata ka lënë në fuqi masat e sigurisë të vendosura më herët nga GJKKO.



