back to top
9.5 C
Tirana
E martë, 23 Dhjetor, 2025
spot_img
KreuAktualitetMolotov drejt Kryeministrisë/ Procedohet sekretari organizativ i PD-së

Molotov drejt Kryeministrisë/ Procedohet sekretari organizativ i PD-së

olicia e Tiranës ka proceduar në gjendje të lirë sekretarin organizativ të Partisë Demokratike, Ervin Minarolli, në lidhje me ngjarjet e ndodhura gjatë protestës së opozitës të zhvilluar të hënën në mbrëmje.

Sipas njoftimit zyrtar, materialet janë referuar në Prokurori dhe ka nisur procedimi penal ndaj shtetasit E. M., i cili në cilësinë e përfaqësuesit organizativ të PD-së dyshohet se nuk ka zbatuar detyrimet ligjore për identifikimin e personave përgjegjës për mbarëvajtjen e tubimit, në bazë të ligjit nr. 8773 “Për tubimet”, neni 10.

Në përfundim të protestës, drejt godinës së Kryeministrisë janë hedhur lëndë plasëse të llojit Molotov, duke sjellë përshkallëzim të situatës.

Në lidhje me këtë ngjarje, Policia e Tiranës ka arrestuar katër persona, ndërsa nga incidentet janë lënduar tre punonjës policie, një fotograf dhe një protestues.

Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe përgjegjësive ligjore.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat