back to top
9.5 C
Tirana
E mërkurë, 24 Dhjetor, 2025
spot_img
KreuAktualitetÇështja Balluku, PD nuk ndalet/ Kërkesë për mbledhjen e Këshillit të Mandateve

Çështja Balluku, PD nuk ndalet/ Kërkesë për mbledhjen e Këshillit të Mandateve

Pesë anëtarë të Partisë Demokratike në Këshillin e Mandateve dhe Imunitetit, Gazment Bardhi, Gent Strazimiri, Oerd Bylykbashi, Elda Hoti dhe Saimir Korreshi  i janë drejtuar kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, me një shkresë ku kërkojnë mbledhjen e Këshillit të Imunitetit dhe Mandateve ditën e nesërme për shqyrtimin e kërkesës së SPAK për arrestimin e zv.kryeministres Belinda Balluku.

Kjo është kërkesa e dytë që i dërgohet kryetarit të Kuvendit nga deputetët e PD-së. Sipas ligjit, Këshilli mund të mblidhet me kërkesën e gjysmës së anëtarëve. Deputetët demokratë argumentojnë se një javë është periudhë e mjaftueshme që të gjithë anëtarët të njoftohen me provat e paraqitura nga SPAK, të cilat përbëjnë një dosje prej 10 mijë faqesh.

Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion kërkon që të hapet rruga për veprime të mëtejshme ligjore ndaj Ballukut, e akuzuar për “shkelje të barazisë në tendera” në lidhje me ndërtimin e tunelit të Llogarasë me vlerë 190 milionë euro.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat