back to top
-2.5 C
Tirana
E premte, 2 Janar, 2026
spot_img
KreuAktualitetShqipëria nën sulm kibernetik/ Rama: Asgjë nuk u depërtua

Shqipëria nën sulm kibernetik/ Rama: Asgjë nuk u depërtua

Kryeministri Edi Rama ka vënë në fokus sulmin kibernetik që iu bë Shqipërisë gjatë këtij viti nga Irani, duke theksuar se pavarësisht intensitetit të tij, asnjë sulm nuk ka arritur të thyejë sistemin mbrojtës të vendit.

Rama u shpreh se sulmi ishte i ashpër dhe i ardhur nga ajo që ai e quajti “bota e terrorit kibernetik”, por falë investimeve të bëra në mënyrë strategjike, infrastruktura digjitale e Shqipërisë ka qëndruar e paprekur.

“Patëm një sulm të egër nga bota e terrorit kibernetik që për fat të mirë nuk arriti të shkatërronte infrastrukturën tonë digjitale. Kemi investuar në mënyrë inteligjente në mbrojtjen kibernetike. Sot jemi një nga vendet me kapacitetin më të lartë të mbrojtjes kibernetike,” deklaroi kryeministri.

Ai shtoi se deri në momentin e deklaratës së tij, asnjë sulm nuk ka mundur të depërtojë në sistemet e mbrojtjes së infrastrukturës publike digjitale të vendit.

“Asnjë sulm deri tani nuk ka arritur të penetrojë murin mbrojtës të infrastrukturës sonë publike digjitale,” përfundoi Rama.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat