back to top
7.5 C
Tirana
E shtunë, 17 Janar, 2026
spot_img
KreuAktualitetSocialeBurgu i Durrësit përmbytet/ Erion Veliaj dhe Ilir Beqaj të zhvendosur në...

Burgu i Durrësit përmbytet/ Erion Veliaj dhe Ilir Beqaj të zhvendosur në katet e sipërme

Si pasojë e reshjeve të dendura të shiut mëngjesin e kësaj të marte, Durrësi po përballet me përmbytje të shumta, përfshirë edhe Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP) të qytetit. Sipas mediave, kati i parë i burgut është totalisht nën ujë, ndërsa të paraburgosurit janë zhvendosur në katet e sipërme. Në mesin e tyre ndodhen edhe figura publike, përfshirë kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, dhe ish-ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj.

Qyteti është një nga më të prekurit nga reshjet, me rrugë të përmbytura dhe pika hyrëse të bllokuara në aksin interurbane Tiranë–Durrës. Deri tani, raportohet se 10 familje janë evakuuar, ndërsa qarkullimi është devijuar përmes rrugës së Ndroqit dhe aksit Elbasan.

Probleme janë shfaqur edhe në qytete të tjera si Shkodër, Lezhë dhe Kukës. Për shkak të rritjes së prurjeve, kanë nisur shkarkimet e kontrolluara nga HEC Koman dhe HEC Vau i Dejës, për të menaxhuar situatën dhe shmangur përmbytje më të mëdha.

Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të shmangin qarkullimin në zonat e përmbytura dhe të ndjekin devijimet dhe udhëzimet e Policisë.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat