back to top
4.5 C
Tirana
E diel, 18 Janar, 2026
spot_img
KreuAktualitetBerisha: Duhet një kryengritje qytetare kundër këtij regjimi

Berisha: Duhet një kryengritje qytetare kundër këtij regjimi

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka bërë thirrje për krijimin e një fronti të gjerë opozitar dhe qytetar kundër qeverisë, duke deklaruar se largimi i kryeministrit Edi Rama nga pushteti mund të vijë vetëm përmes reagimit të popullit.

Në një deklaratë publike, Berisha theksoi se ideja që ndryshimi mund të vijë nga ndërkombëtarët apo përmes proceseve gjyqësore është e gabuar. Sipas tij, Rama kontrollon pushtetin dhe e përdor atë për të mbrojtur, siç u shpreh, krimet e tij.

“Ramën nuk e largojnë as të huajt dhe as drejtësia. I vetmi që nuk mund t’i shpëtojë është gjykatësi popull”, tha Berisha.

Ai bëri thirrje për ngritjen e një forumi opozitar të zgjeruar, ku të përfshihen forca politike, shoqëria civile dhe personalitete të ndryshme, me qëllim përballjen me atë që e cilësoi si “regjim kriminal”.

Kreu i PD-së deklaroi se opozita kërkon krijimin e një qeverie teknike me dy objektiva kryesore: përgatitjen e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme dhe garantimin e votës së lirë të qytetarëve. Sipas Berishës, zgjedhjet e lira nuk ekzistojnë më në Shqipëri për shkak të përdorimit të administratës, parave publike dhe ndikimit të krimit.

Ai akuzoi qeverinë se ka ndikuar në proceset zgjedhore përmes faljes së gjobave, shpërndarjes së parave gjatë fushatës dhe shndërrimit të administratës shtetërore në instrument presioni ndaj votuesve.

Berisha kërkoi që krimi elektoral të shpallet krim i rëndë dhe që të ndëshkohen rëndë ata që, sipas tij, tolerojnë apo injorojnë shkeljet zgjedhore.

“Pa zgjedhje të lira dhe pa demokraci, Shqipëria nuk ka të ardhme”, përfundoi Berisha.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat