back to top
8.5 C
Tirana
E shtunë, 17 Janar, 2026
spot_img
KreuAktualitetNdryshim i rëndësishëm për dokumentet/ Aplikim në çdo zyrë IdentiTek

Ndryshim i rëndësishëm për dokumentet/ Aplikim në çdo zyrë IdentiTek

Qytetarët shqiptarë mund të rinovojnë dokumentet e identifikimit në çdo zyrë IdentiTek, pavarësisht vendbanimit të tyre. Ministria e Brendshme ka miratuar një udhëzim të ri, sipas të cilit të gjitha riaplikimet për pasaportë biometrike dhe kartë identiteti mund të kryhen në çdo zyrë IdentiTek në të gjithë vendin, pa qenë e nevojshme që qytetarët të aplikojnë në njësinë ku janë të regjistruar në Gjendjen Civile.

Sipas Ministrisë së Brendshme, ky lehtësim synon të rrisë aksesueshmërinë dhe fleksibilitetin e shërbimit për qytetarët, si dhe të reduktojë kohën dhe kostot e lëvizjes.

Nga ky ndryshim përjashtohen rastet kur pasaporta e fundit është aplikuar përpara vitit 2012. Në këto raste, aplikimet do të vijojnë të kryhen vetëm në zyrat përkatëse sipas vendbanimit të qytetarëve, në përputhje me procedurat në fuqi.

Karta e identitetit tërhiqet pranë zyrës ku është bërë aplikimi, ndërsa pasaporta biometrike tërhiqet pranë Drejtorisë Vendore të Policisë në qarkun ku është kryer aplikimi.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat