back to top
11.5 C
Tirana
E premte, 16 Janar, 2026
spot_img
KreuAktualitet2026, vit vendimtar për mbylljen e grup-kapitujve

2026, vit vendimtar për mbylljen e grup-kapitujve

Procesi i mbylljes së grup-kapitujve legjislativë për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian tashmë nuk është vetëm një ambicie politike, por një objektiv konkret për vitin 2026.

Zv.ministri i Ekonomisë, Enkelejd Musabelliu, deklaroi se gjatë këtij viti do të përgatitet pothuajse i gjithë legjislacioni i nevojshëm, pjesërisht për t’u miratuar në fund të 2026 dhe pjesërisht në gjysmën e parë të 2027. Ai theksoi se ky proces nënkupton një ndryshim rrënjësor të praktikave ekzistuese dhe përfshin kapituj themelorë, marrëdhënie me jashtë, tregti, politikë industriale dhe politikë të jashtme.

“Jemi gati për të mbyllur disa kapituj që janë në një stad të avancuar dhe pritshmëritë janë që brenda gjysmës së parë të 2026 të shohim rezultat me mbylljen e disa prej tyre. I gjithë legjislacioni i ri do të komunikohet me të gjithë segmentet e shoqërisë shqiptare, nga konsumatorët tek prodhuesit dhe tregtarët, në mënyrë që të jemi të përgatitur për t’u integruar në tregun e vetëm evropian,” tha Musabelliu.

Ai shtoi se procesi ka ndërvarje edhe nga vetë grupkapitujt dhe se koordinimi mes institucioneve është vendimtar për përmbushjen e objektivit të vendosur.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat