Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda, ka firmosur disa ndryshime në drejtimin e strukturave vendore të policisë.
Raportohet se, Vilson Bala është emëruar Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë. Ndërkohë, Islor Islami është caktuar përkohësisht Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, ndërsa Afrim Tafa është caktuar përkohësisht Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës.
Po ashtu, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit i ka revokuar dorëheqjen Drejtuesit të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, Fatmir Hoxha. Vendimi vjen pas vlerësimit të rezultateve të larta të arritura gjatë fundvitit 2025 nga strukturat e DVP Elbasan, çka bën që Hoxha të vijojë ushtrimin e detyrës në krye të këtij institucioni.
Ndryshimet pritet të hyjnë në fuqi menjëherë, në kuadër të riorganizimit dhe forcimit të drejtimit të strukturave vendore të Policisë së Shtetit.



