back to top
11.5 C
Tirana
E premte, 16 Janar, 2026
spot_img
KreuAktualitetEkonomiaShtrenjtohen cigaret dhe produktet e duhanit

Shtrenjtohen cigaret dhe produktet e duhanit

Shtrenjtimi i cigareve ka nisur të reflektohet në tregun shqiptar, pas hyrjes në fuqi të indeksimit të akcizës, parashikuar në ligjin për taksat kombëtare. Rritja e taksës ka ndikuar drejtpërdrejt në çmimin e paketave të duhanit, të cilat tashmë po shiten më shtrenjtë në pikat e shitjes.

Sipas projektligjit, akciza për cigaret është indeksuar nga 7,500 lekë në 7,750 lekë për 1 mijë fije, një rritje prej 250 lekësh që përkthehet në disa lekë më shumë për çdo paketë për konsumatorin final.

Paralelisht, rritje është aplikuar edhe për produktet alternative të duhanit. Akciza për duhanin elektronik dhe lëngjet “vape” është rritur nga 18 në 20 lekë për mililitër, duke i futur këto produkte për herë të parë në një regjim më të fortë fiskal.

Qeveria argumenton se indeksimi i akcizës synon rritjen e të ardhurave buxhetore, por edhe frenimin e konsumit të duhanit, në funksion të mbrojtjes së shëndetit publik. Megjithatë, të dhënat tregojnë se kërkesa mbetet e lartë: importet e duhanit kanë arritur mbi 3,150 tonë, niveli më i lartë i regjistruar deri më tani.

Autoritetet parashikojnë që nga kjo masë, buxheti i shtetit të arkëtojë rreth 1 miliard lekë shtesë gjatë këtij viti, ndërsa çmimet e cigareve pritet të vijojnë rritjen graduale edhe në vitet në vijim.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat