back to top
14.5 C
Tirana
E premte, 16 Janar, 2026
spot_img
KreuAktualitetEkonomiaLigji i ri për koncesionet ndryshon gjithçka/ Hiqet 1 euroja simbolike

Ligji i ri për koncesionet ndryshon gjithçka/ Hiqet 1 euroja simbolike

Kontratat e partneritetit publik-privat do të rregullohen nga një ligj i ri, i cili hyn në fuqi më 28 janar dhe është botuar në Fletoren Zyrtare. Ligji heq konceptin e dhënies në përdorim të pasurive publike me vlerë simbolike 1 euro dhe vendos rregulla të qarta për planifikimin, administrimin dhe mbikëqyrjen e kontratave.

Sipas ligjit të ri, për çdo koncesion duhet të jetë bërë një studim fizibiliteti i miratuar edhe nga Ministria e Financave, ku analizohen kostot, përfitimet dhe risku për buxhetin e shtetit. Bashkitë nuk lejohet të firmosin kontrata afatgjata pa kapacitete financiare, ndërsa çdo institucion do të ketë njësitë e veta të monitorimit në kohë reale.

Ligji parashikon gjithashtu funksionalizimin e plotë të Regjistrit Elektronik të Koncesioneve, ku do të publikohen dokumentet e procedurave dhe garancitë që kërkohen nga ofertuesit. Sigurimi i kontratave do të jetë deri në 5% të vlerës së kontratës, duke garantuar mbrojtje ndaj dështimeve të koncesionarëve ose partnerëve privatë.

Afati i kontratave do të përcaktohet në bazë të punëve ose shërbimeve të kërkuara, duke mos tejkaluar kohën e arsyeshme për rikuperimin e investimeve. Nënkontraktimi nuk mund të kalojë 50% të vlerës së përgjithshme të kontratës, ndërsa autoriteti kontraktues mund të ndërpresë kontratën në rast paaftësie paguese ose shkeljesh serioze.

Risitë kryesore të ligjit:

Analizë fizibiliteti teknik dhe financiar përpara miratimit të projektit.

Miratim ex-ante nga Ministria e Financave për çdo projekt me ndikim financiar.

Njësitë vendore nuk mund të hyjnë në kontrata afatgjata pa kapacitete financiare.

Krijimi i njësive të posaçme për monitorimin e kontratave në kohë reale.

Funksionalizimi i Regjistrit Elektronik të Koncesioneve.

Garanci deri në 5% të vlerës së kontratës për sigurimin e realizimit të projektit.

Ligji synon të forcojë transparencën, proporcionalitetin dhe sigurinë juridike në dhënien e koncesioneve dhe partneriteteve publike-private në Shqipëri.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat