back to top
14.5 C
Tirana
E premte, 16 Janar, 2026
spot_img
KreuAktualitetSkandal/ Veliaj pagoi 220 milionë lekë në SHBA për të sulmuar prokurorin...

Skandal/ Veliaj pagoi 220 milionë lekë në SHBA për të sulmuar prokurorin dhe gjyqtarin e posaçëm

Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, Erion Veliaj, ka paguar rreth 220 mijë dollarë (rreth 220 milionë lekë të vjetra) në Shtetet e Bashkuara për të lobuar kundër prokurorit të SPAK, Ols Dado, gjyqtarit të posaçëm Erion Bani dhe vetë Prokurorisë së Posaçme.

Një fragment dokumenti në gjuhën angleze, i rrjedhur në media, tregon përpjekjet e Veliajt për të denigruar figurat e prokurorit dhe gjyqtarit, duke i lidhur ata me Partinë Demokratike, dhe duke e akuzuar SPAK-un se ka diktuar caktimin e gjyqtarit nga GJKKO.

Sipas dokumentit, Veliaj pretendon se Ols Dado është në konflikt interesi, pasi është anëtar aktiv i Partisë Demokratike dhe zhvillues pronash në Tiranë, duke u përpjekur të implikojë politikisht hetimin që çoi në arrestimin e tij. Dokumenti sqaron gjithashtu se nuk ka prova për shkelje ligjore nga prokurori në procesin e miratimit apo refuzimit të lejeve të ndërtimit, ndërsa Veliaj është i vetmi nën hetim që ndodhet në paraburgim.

Fragmente të dokumentit sugjerojnë gjithashtu se gjyqtari i SPAK, Erion Bani, i cili ka marrë çështjen, ka lidhje të njohura me Partinë Demokratike, sipas pretendimeve të lobimit të Veliajt.

FAKSIMILE/ Erion Veliaj pagoi 220 milionë lekë në Amerikë

FAKSIMILE/ Erion Veliaj pagoi 220 milionë lekë në Amerikë kundër prokurorit që e burgosi
spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat