back to top
14.5 C
Tirana
E premte, 16 Janar, 2026
spot_img
KreuAktualitetKronikëAlarm sigurie pas arratisjes së Ndocit/ Kush janë 33 të burgosurit që...

Alarm sigurie pas arratisjes së Ndocit/ Kush janë 33 të burgosurit që u larguan nga Durrësi?

Pas arratisjes së bujshme të Altin Ndocit nga ambientet e Spitalit Rajonal të Durrësit, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka ndërmarrë një operacion të gjerë sigurie, duke transferuar 33 persona të konsideruar me rrezikshmëri të lartë nga IEVP Durrës drejt IEVP Peqin dhe IEVP Fier.

Sipas burimeve, transferimet janë kryer për arsye sigurie, me masa të shtuara dhe nën shoqërimin e forcave të shumta policore.

Të transferuar nga IEVP Durrës në IEVP Fier:

Agim Gjini

Lulëzim Selimi

Dhimitër Nina

Aldi Zonja

Artur Hoxhosmani

Armando Ndreca

Astrit Avdyli alias Balliu

Braniol Liço alias Ago

Dorian Beu

Emirjan Beu

Enkeli Kërtalli

Skënder Sufaj

Ismail Zeneli

Klajdi Merkaj

Klevis Hoxhosmani

Morel Kërtalli

Maksim Ndoci

Saimir Bilaçaj

Të transferuar nga IEVP Durrës në IEVP Peqin:

Algert Rrapi

Enea Kume (vëllai i deputetit të PS, Loer Kume)

Elvis Ndreca

Endri Seiti

Erind Lasku

Artion Çaushllari alias Gjika

Armand Marvataj

Samuel Alfonso Moreno Serrano (shtetas venezuelian)

Orges Molla

Lulzim Berisha

Juxhin Koka

Jose Ramos Zacarias Rodrigues Vasques (shtetas venezuelian)

Gëzim Thartori

Geis Sejfullai

Ervin Zeqiri

Arratisja e Altin Ndocit

Dy ditë më parë, Altin Ndoci u arratis nga ambientet e Spitalit të Durrësit, ku ishte dërguar për kontroll mjekësor. Sipas policisë, ai ka goditur dy efektivët që e shoqëronin dhe është larguar me ndihmën e dy personave që e prisnin jashtë me automjet. Deri më tani, Ndoci nuk është lokalizuar, ndërsa policia vijon kontrollet në disa zona.

Altin Ndoci ishte arrestuar në maj të vitit 2020 dhe ishte akuzuar si pjesëmarrës në vrasjen e vëllezërve Besmir dhe Viktor Haxhiaj, si dhe të Dorian Shkozës dhe Anxhelo Avdisë në Durrës.

Më 2 prill 2024, Gjykata e Posaçme (GJKKO) pushoi të gjitha akuzat ndaj tij për këto ngjarje, duke e shpallur të pafajshëm, pasi nuk u bind nga dëshmitë e Klevis Allës. Ndërkohë, për vrasjen e dy vëllezërve Haxhiaj, Klevis Alla u dënua me 25 vite burg.

Pavarësisht pafajësisë për këto akuza, Altin Ndoci vijoi të mbahej në paraburgim, pasi SPAK ngriti akuza të reja ndaj tij, bazuar në dëshmitë e të penduarit të drejtësisë Nuredin Dumani, i cili e ka përmendur në disa ngjarje kriminale.

Autoritetet pritet të japin detaje të tjera në vijim lidhur me masat e marra dhe hetimet për arratisjen.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat