back to top
15.5 C
Tirana
E premte, 16 Janar, 2026
spot_img
KreuAktualitetEkonomiaNga 40 në 50 mijë lekë/ Rritja e pagës minimale prek sektorin...

Nga 40 në 50 mijë lekë/ Rritja e pagës minimale prek sektorin publik dhe privat

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve njofton se nga 1 janari 2026, paga minimale mujore do të jetë 50 mijë lekë, ndërsa paga maksimale, për efekt të llogaritjes së kontributeve shoqërore, do të arrijë 186 416 lekë.

Ndryshimet vlejnë për të punësuarit, vetëpunësuarit dhe punonjësit e papaguar të familjes, duke përfshirë sektorin publik dhe privat.

Rritja e pagës minimale është vendim i qeverisë dhe nga 40 mijë lekë shkon në 50 mijë lekë, një rritje prej 10 mijë lekësh. Automatikisht, kjo rritje çon edhe në përmirësimin e pagës maksimale për efekt kontributi.

Sipas Tatimeve, paga maksimale do të rritet po me 10 mijë lekë, duke u bërë 186 416 lekë. Ky mekanizëm, i vendosur që nga mesi i vitit 2023, lehtëson barrën financiare për punëdhënësit dhe punëmarrësit me paga të larta, pasi më parë paga maksimale rritej me të njëjtën përqindje si ajo minimale, duke rritur ndjeshëm kostot.

Rritja e pagës minimale prek rreth 307 mijë e 850 punonjës të regjistruar në vend, në sektorin publik dhe privat.

Për të lehtësuar ndikimin financiar, për 9 muajt e parë të vitit 2026, shteti do të paguajë kontributet shoqërore dhe shëndetësore që rrjedhin nga rritja e pagës minimale, duke lehtësuar bizneset. Në buxhetin e shtetit është parashikuar një fond prej 1 miliard lekësh për këtë qëllim.

Ky vendim synon të përmirësojë standardin e jetesës së punonjësve me paga të ulëta, duke mbështetur gjithashtu punëdhënësit përballë kostove të shtuar.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat