back to top
13.5 C
Tirana
E enjte, 12 Shkurt, 2026
spot_img
KreuAktualitetBotaIrani në errësirë totale online/ Blackout-i i internetit zgjat prej 280 orësh

Irani në errësirë totale online/ Blackout-i i internetit zgjat prej 280 orësh

Blackout-i i internetit i vendosur nga autoritetet iraniane ka arritur të zgjasë më shumë se 280 orë, njofton organizata e pavarur për monitorimin e Internetit, Netblocks.

Sipas Netblocks, më shumë se 90 milionë qytetarë të Iranit mbeten të izoluar, duke e pamundësuar komunikimin me familjarët dhe miqtë.

Organizata raporton gjithashtu se trafiku në disa platforma tregon një strategji të re të quajtur “whitelisting”, e përdorur më parë edhe në Rusi.

Sipas kësaj strategjie krijohen lista të selektuara të faqeve, aplikacioneve dhe shërbimeve të konsideruara të sigurta ose të aprovuara, ndërsa pjesa tjetër e Internetit mbetet e bllokuar.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat