back to top
4.5 C
Tirana
E shtunë, 31 Janar, 2026
spot_img
KreuDrejtësiaDokument me nënshkrim të rremë/ Veliaj depoziton kallëzim penal

Dokument me nënshkrim të rremë/ Veliaj depoziton kallëzim penal

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka depozituar sot një kallëzim penal pranë Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë, për veprën penale të “Falsifikimit të dokumenteve”, parashikuar nga neni 186 i Kodit Penal.

Sipas kallëzimit, dokumenti i administruar në dosjen e Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, përmban një nënshkrim në emër të Veliajt, sikur ai të kishte marrë dijeni personalisht për një vendim gjyqësor. Veliaj sqaron se nënshkrimi nuk është i tij, ndërsa vendimi i Apelit nuk ka mbërritur kurrë në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale Durrës, ku ai ndodhet i paraburgosur. Ky fakt është konfirmuar zyrtarisht nga I.E.V.P. Durrës.

Në kallëzim theksohet se mungesa e njoftimit real dhe përdorimi i një dëftese me nënshkrim të rremë përbëjnë provë të drejtpërdrejtë të falsifikimit, me qëllim aktivizimin fiktiv të afateve për ushtrimin e rekursit në Gjykatën e Lartë. Veliaj shton se ky veprim cenon të drejtën kushtetuese për ankim, sigurinë juridike dhe parimin e procesit të rregullt ligjor.

Në kallëzim kërkohen:

Regjistrimi i menjëhershëm i procedimit penal

Ekspertim grafik i nënshkrimit

Hetimi i zinxhirit të plotë të personave që kanë hartuar, administruar apo përdorur dokumentin

Hetimi i çdo vepre tjetër penale që mund të rezultojë gjatë hetimit, përfshirë shpërdorimin e detyrës

Një kopje e kallëzimit i është dorëzuar edhe Gjykatës së Lartë, për të konfirmuar se afatet për ushtrimin e rekursit nuk kanë filluar ligjërisht për shkak të mungesës së njoftimit të vlefshëm.

Ky kallëzim shënon hapin zyrtar të Veliajt për të kërkuar përgjegjësi ligjore për përdorimin e një dokumenti zyrtar të rremë në një proces gjyqësor të rëndësishëm.

Erion Veliaj depoziton kallëzim penal për falsifikim dokumentesh

Erion Veliaj depoziton kallëzim penal për falsifikim dokumentesh

Erion Veliaj depoziton kallëzim penal për falsifikim dokumentesh

Erion Veliaj depoziton kallëzim penal për falsifikim dokumentesh

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat