back to top
4.5 C
Tirana
E shtunë, 31 Janar, 2026
spot_img
KreuAktualitetEkonomiaRama: Deri në 1 miliard euro kredi të garantuara për bujqësinë

Rama: Deri në 1 miliard euro kredi të garantuara për bujqësinë

Kryeministri Edi Rama, gjatë një takimi me fermerët në Divjakë, u shpreh se mbështetja për fshatin dhe sektorin e bujqësisë është e domosdoshme, duke theksuar se problemi kryesor nuk qëndron te mungesa e fondeve, por te mungesa e informacionit dhe përgatitjes për t’i përthithur ato.

Rama bëri të ditur se qeveria ka vënë në dispozicion të bujqësisë 250 milionë euro, një shumë që sipas tij mund të shkojë deri në 1 miliard euro nëse shfrytëzohet përmes Bankës së Shqipërisë dhe bankave të nivelit të dytë. Ai theksoi se fermerët mund të përfitojnë kredi të garantuara nga shteti, me norma interesi më të ulëta krahasuar me kreditë jashtë kësaj skeme, por kjo mundësi është përdorur shumë pak.

“Sot në vendin tonë çështja e financimit të projekteve nuk është problem në aspektin financiar. Problemi është mungesa e informacionit dhe mungesa e përgatitjes për t’i thithur këto para,” u shpreh Rama.

Kryeministri shtoi se e njëjta situatë vlen edhe për fondet e Bashkimit Evropian, të cilat pritet të rriten në vijim. Sipas tij, aftësia për t’i përthithur këto fonde lidhet drejtpërdrejt me cilësinë e projekteve dhe dokumentacionit shoqërues.

Ai nënvizoi rolin e pushtetit vendor, duke theksuar se bashkitë duhet të jenë më aktive në bashkëpunimin me fermerët për të orientuar dhe atribuuar financimet aty ku duhet. “Financimet janë aty, bashkitë duhet të jenë më aktive,” tha Rama.

Në përfundim, kryeministri theksoi se shteti ka për detyrë t’i qëndrojë pranë fshatit dhe fermerëve, duke e cilësuar bujqësinë si një sektor që nuk mund të funksionojë pa mbështetje të vazhdueshme. Ai i ftoi fermerët të mendojnë në mënyrë më ambicioze dhe të ndjekin shembuj konkretë suksesi nga ndërmarrje që, sipas tij, kanë ndërtuar histori suksesi në këtë sektor.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat