back to top
9.5 C
Tirana
E mërkurë, 11 Shkurt, 2026
spot_img
KreuAktualitetBraçe i drejtohet ministres/ "Qytetarët po mbeten pa shërbim shëndetësor"

Braçe i drejtohet ministres/ “Qytetarët po mbeten pa shërbim shëndetësor”

Deputeti socialist Erion Braçe ka nisur me tone kritike fjalën e tij gjatë seancës plenare të Kuvendit, ku kishte kërkuar zhvillimin e një seance pyetje-përgjigje me ministren e Shëndetësisë, lidhur me mosfunksionimin e një qendre shëndetësore në Njësinë Administrative nr. 5.

Braçe u shpreh se kërkesa e tij duhej të ishte trajtuar me urgjencë, pasi qytetarët e zonës nuk po marrin shërbime shëndetësore në kohë, sidomos në kulmin e sezonit të gripit. Sipas tij, mijëra banorë janë të prekur nga mungesa e shërbimit shëndetësor prej disa muajsh.

“Kërkesën e kam paraqitur më 19 janar dhe sot jemi më 3 shkurt. Jemi në pikën e periudhës së gripit dhe mijëra njerëz në atë zonë nuk marrin shërbim shëndetësor në kohë dhe në kushte optimale”, deklaroi Braçe nga foltorja e Kuvendit.

Deputeti socialist kritikoi gjithashtu mënyrën se si funksionon procedura e pyetjeve parlamentare, duke theksuar se rregullorja nuk përcakton qartë afatet për marrjen e përgjigjeve. Ai shtoi se të gjitha mënyrat e tjera institucionale për të marrë përgjigje janë ezauruar dhe se zona po hyn në muajin e pestë me shërbim të kufizuar shëndetësor.

Braçe nuk i kurseu kritikat as ndaj institucioneve të tjera shtetërore, duke akuzuar për refuzim të dhënies së informacionit. “Ka institucione që i pyet për vezë dhe të kthejnë për bomba”, u shpreh ai.

Nga ana e saj, nënkryetarja e Kuvendit iu përgjigj deputetit se kërkesa e tij është planifikuar për t’u trajtuar në seancën plenare pasardhëse, në përputhje me procedurat parlamentare.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat