Mbështet E Vërteta.al . Nëse mendoni se gazetaria duhet të jetë e lirë, e verifikuar dhe pranë qytetarit, na ndihmoni të vazhdojmë. IBAN – Credins Bank AL50212110090000000002316105 SWIFT/BIC: CDISALTR
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi sot për mediat se strategjia e opozitës është e qartë: betejë deri në rrëzimin nga pushteti të kryeministrit Edi Rama.
Duke folur për protestën e planifikuar më 10 shkurt, Berisha pohoi se qytetarët kanë shumë motive për të dalë në sheshe dhe për të shprehur pakënaqësinë ndaj qeverisë.
“Strategjia e PD është betejë gjer në rrëzimin e Ramës. Ai nuk ka legjitimitet. Jemi shumë mirënjohës sepse një qytetar që të zemërohet ndaj pushtetit të vendit tij, duhet të ketë motive të forta. Ndaj qytetarët i kanë motivet. Qeveria nuk ka legjitimitet, ka shndërruar zgjedhjet në farsë, ka vjedhur qindra milionë euro dhe nuk garanton drejtësinë. Shqiptarët janë të vendosur,” u shpreh Berisha.
Deklarata e tij vjen në një moment kur opozita po intensifikon aktivitetet dhe protestat në vend, duke kërkuar përgjegjësi nga qeveria aktuale.



