back to top
9.5 C
Tirana
E mërkurë, 11 Shkurt, 2026
spot_img
KreuDrejtësiaPërmbytjet, thellohen hetimet/ Sekuestrohet dokumentacioni i argjinaturës së lumit Erzen

Përmbytjet, thellohen hetimet/ Sekuestrohet dokumentacioni i argjinaturës së lumit Erzen

Prokuroria e Durrësit ka vendosur këtë të enjte të sekuestruar dokumentacionin e projektit për ndërhyrjen në argjinaturën e lumit Erzen, pas përmbytjeve që goditën zonën e Sukthit, në njësinë administrative Katund i Ri.

Sipas njoftimit të prokurorisë, Bashkia e Durrësit ka kryer ndërhyrjen pa studim dhe pa leje ndërtimi, çka mund të ketë kontribuar në përmbytjet e shkaktuara.

Prokuroria ka marrë në sekuestrim dokumentacionin e mëposhtëm:

Dokumentacioni i procedurës së prokurimit, zbatimit dhe marrjes në dorëzim për objektin “Rehabilitim i argjinaturës, ngritjes së bankinës dhe sistemimi i argjinaturës së lumit Erzen”.

Dokumentacioni tekniko-ligjor i të gjithë procedurës së lejes së ndërtimit për të njëjtin objekt.

Sekuestrimi është bërë për nevoja hetimi, siç thekson prokuroria, ndërkohë që hetimet për këtë çështje vijojnë.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat