back to top
11.5 C
Tirana
E martë, 31 Mars, 2026
spot_img
KreuAktualitet“Ku i keni emrat dhe fotot?”/ Berisha sfidon Koçiun: Nuk ka asnjë...

“Ku i keni emrat dhe fotot?”/ Berisha sfidon Koçiun: Nuk ka asnjë polic të plagosur

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mohuar se gjatë protestës së fundit ka pasur efektivë policie të plagosur, duke sfiduar publikisht ministrin e Brendshëm, Ervin Koçiun, që sipas tij të bëjë publike provat.

Në një deklaratë përpara mbështetësve, Berisha u shpreh me “përgjegjësi të plotë” se në spitalin e urgjencës nuk ka pasur asnjë polic të lënduar apo të plagosur. Ai pretendoi se, përkundrazi, kanë mbetur të dëmtuar protestues, duke përmendur përdorimin e plumbave të gomës ndaj tyre.

Berisha akuzoi qeverinë se po përpiqet të justifikojë ndërhyrjen e policisë për të mbrojtur, sipas tij, aferat korruptive. Ai i bëri thirrje ministrit që të publikojë emrat dhe fotografitë e efektivëve të pretenduar si të plagosur.

“Trego, plagët kanë fotografi. Ku i ke? Ku janë? Kanë emra? Cilët janë?”, u shpreh Berisha, duke këmbëngulur se nuk ka prova për pretendimet e bëra nga ana e qeverisë.

Në fjalën e tij, kreu i PD-së iu drejtua edhe të rinjve, duke theksuar se protesta ishte paqësore dhe duke kërkuar që nxënësit dhe të rinjtë të mos preken. “Kryengritja jonë është paqësore”, deklaroi ai, ndërsa shtoi se, sipas tij, përgjegjësit për korrupsion duhet të përballen me drejtësinë.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat