back to top
13.5 C
Tirana
E enjte, 12 Shkurt, 2026
spot_img
KreuAktualitetKoçiu kundër Berishës: Je gënjeshtar patologjik dhe dhunues kronik

Koçiu kundër Berishës: Je gënjeshtar patologjik dhe dhunues kronik

Ministrja e Brendshme, Albana Koçiu, ka reaguar ashpër në Kuvend ndaj deklaratës së kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha, i cili kishte pohuar se gjatë protestës së dy ditëve më parë nuk kishte pasur efektivë të lënduar.

Koçiu e quajti Berishën “gënjeshtar patologjik” dhe akuzoi atë për dhunë të përsëritur, duke thënë se kishte zgjedhur të mos shihte policët e lënduar në spital. “Siç ishe zotrote në spital, isha dhe unë, por ti zgjodhe të mos shohësh policët dhe të mbyllje sytë. Je gënjeshtar patologjik, përveçse dhunues dhe porositës kronik i dhunës dhe derdhjes së gjakut”, deklaroi ministrja.

Ajo i kërkoi Berishës të përgjigjej për mungesën e takimit me efektivët e lënduar dhe theksoi se, sipas saj, përgjegjësia e tij lidhet me dhunën që u shkaktua ndaj policëve. “Pse nuk i takove policët në spital? Ata u lënduan sepse u porosit dhunë ndaj tyre. Në vend që të kesh turp e të distancohesh nga dhuna, thua që nuk u dëmtua asnjë polic. Ndaj të ka dënuar historia”, tha Koçiu.

Ministrja përfundoi duke thënë se veprimet e Berishës nuk do të harrohen dhe se do të përndjekin ndërgjegjet e atyre që u lënduan.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat