back to top
15.5 C
Tirana
E premte, 13 Shkurt, 2026
spot_img
KreuDrejtësiaStrasburgu paralajmëron Shqipërinë/ "Reduktoni çështjet e prapambetura gjyqësore"

Strasburgu paralajmëron Shqipërinë/ “Reduktoni çështjet e prapambetura gjyqësore”

Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg ka vlerësuar se Shqipëria duhet të zvogëlojë ngarkesën e çështjeve të prapambetura në nivele të ndryshme gjyqësore, duke plotësuar vendet vakante dhe duke siguruar burimet e nevojshme për funksionimin e sistemit gjyqësor.

Ky vendim erdhi pas ankesave nga qytetarë që përballeshin me tejzgjatje të procesit gjyqësor. Në një rast konkret, një paditës priti për tetë vite e 11 muaj pa një vendim përfundimtar. Sipas ekspertëve, kjo situatë po e detyron gjithnjë e më shumë popullatën që t’i drejtohet Strasburgut.

Sipas strategjisë së Këshillit të Lartë Gjyqësor, stoku i dosjeve në Gjykatën Administrative të Apelit mund të reduktohet deri në vitin 2030, por vetëm nëse përmirësohen kapacitetet e gjykatës, ndërhyhet në ligj dhe përmirësohet infrastruktura.

Megjithatë, në skenarin më pesimist për qytetarët, nëse ritmi aktual vazhdon, stoku i çështjeve në këtë gjykatë mund të arrijë 20 mijë dosje deri në vitin 2030. Aktualisht, Gjykata Administrative e Apelit dhe Apeli i Juridiksionit të Përgjithshëm janë më të prekurat dhe në krizë më të madhe sesa të tjerat.

Vendimet e Gjykatës Kushtetuese mbi tejzgjatjen e gjykimeve lidhen kryesisht me çështjet administrative dhe civilet, ku qytetarët shqiptarë ankohen se është shkelur e drejta e tyre për gjykim brenda afateve të arsyeshme, siç parashikon Kushtetuta.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat