back to top
6.5 C
Tirana
E mërkurë, 18 Shkurt, 2026
spot_img
KreuDrejtësiaMiliona euro tendera në hetim/ SPAK kërkon dënime të rënda në çështjen...

Miliona euro tendera në hetim/ SPAK kërkon dënime të rënda në çështjen “5D”

SPAK ka paraqitur konkluzionet përfundimtare, duke kërkuar dënimin e shtatë të pandehurve në kuadër të dosjes “5D”, e cila është gjykuar me procedurë të zakonshme. Mes tyre janë tre ish-drejtorë të Bashkia e Tiranës dhe katër shtetas të tjerë, përfaqësues të bashkisë dhe kompanisë “5D”.

Prokuroria e Posaçme kërkoi:

Redi Molla – 11 vite burg dhe ndalim i ushtrimit të funksioneve publike për 5 vite

Mariglen Qato – 9 vite burg dhe ndalim i ushtrimit të funksioneve publike për 5 vite

Taulant Tusha – 4 vite burg dhe ndalim i ushtrimit të funksioneve publike për 5 vite

Albano Janku – 2 vite burg dhe ndalim i ushtrimit të funksioneve publike për 5 vite

Enton Punavija – 3 vite burg dhe ndalim i ushtrimit të funksioneve publike për 5 vite

Julian Zanaj – 3 vite burg dhe ndalim i ushtrimit të funksioneve publike për 5 vite

Nestor Muhametllari – 7 vite burg dhe ndalim i ushtrimit të funksioneve publike për 5 vite

Nga të pandehurit, vetëm Mariglen Qato ndodhet aktualisht në burg. Ata akuzohen për korrupsion, pastrim parash dhe mosdeklarim pasurie.

Sipas SPAK, Redi Molla dhe Mariglen Qato kanë qenë pronarët “de facto” të shoqërisë “5D Konstruksion” sh.p.k., duke përdorur pronarë fiktivë. Vetëm në këtë dosje të dërguar për gjykim, kompania dyshohet se ka përfituar 12 tendera në periudhën 2016–2020, me një vlerë rreth 2 milionë euro.

Më herët, Gjykata e Posaçme ka shpallur fajtorë katër të pandehur të tjerë që u gjykuan në proces të ndarë për të njëjtën dosje, por pa dënim me burg. Drejtoresha e klubit shumësportësh Deborah Keçi, si dhe anëtarët e komisionit të vlerësimit të ofertave Teuta Guri, Jetjon Mera dhe Renaldo Gjerazi, u dënuan me shërbim prove për shkelje të barazisë në tendera.

Sipas SPAK, ata krijuan kushte që favorizonin kompaninë “5D”, duke e privilegjuar atë për t’u shpallur fituese në procedura tenderash.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat