back to top
6.5 C
Tirana
E mërkurë, 18 Shkurt, 2026
spot_img
KreuAktualitetKosovaDorëshkrimi i rrallë Konica–Gjeçovi, në fokus për Pavarësinë e Kosovës

Dorëshkrimi i rrallë Konica–Gjeçovi, në fokus për Pavarësinë e Kosovës

Me rastin e Ditës së Pavarësisë së Kosova, Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë solli në vëmendje një dokument të rrallë historik: korrespondencën mes Faik Konica dhe Shtjefën Gjeçovi.

Në një prej letrave drejtuar At Shtjefën Gjeçovit, Konica shpreh shqetësimin për gjuhën shqipe, si edhe trajton çështje të kulturës dhe aktualitetit të kohës, duke reflektuar mbi sfidat kombëtare të shqiptarëve.

Dorëshkrimi, i ruajtur në fondet e Bibliotekës Kombëtare, përbën dëshmi të një dialogu të thellë intelektual mbi çështjen kombëtare, kulturën dhe fatin historik të shqiptarëve. Sipas institucionit, kjo letër rikujton se pavarësia nuk është vetëm një akt politik, por edhe një projekt kulturor dhe shpirtëror.

Biblioteka thekson se me Kosovën shtet të pavarur, ajo që dikur formësohej në mendim dhe në letër nga intelektualët shqiptarë, sot përjetohet si realitet shtetëror dhe dinjitet kombëtar. Dorëshkrimi vijon të ruhet në fondet e BKSH-së si pjesë e rëndësishme e trashëgimisë dokumentare kombëtare.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat