Mbështet E Vërteta.al . Nëse mendoni se gazetaria duhet të jetë e lirë, e verifikuar dhe pranë qytetarit, na ndihmoni të vazhdojmë. IBAN – Credins Bank AL50212110090000000002316105 SWIFT/BIC: CDISALTR
Besmir Dervishi është komanduar në detyrën e nën/drejtorit të Policia e Tiranës.
Ai zëvendëson në këtë post Erion Ismailin, i cili u pezullua nga detyra në kuadër të një aksioni të SPAK, pas hetimeve që lidhen me tenderët në Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI).
Dervishi ka një eksperiencë të gjatë në radhët e Policia e Shtetit, ku më herët ka shërbyer si shef i Komisariatit nr. 3 dhe nr. 5 në Tiranë. Së fundmi, ai mbante detyrën e shefit të Seksionit të Krimeve ndaj Pronës në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë.



