back to top
15.5 C
Tirana
E enjte, 19 Shkurt, 2026
spot_img
KreuAktualitetAkuzat për Suel Çelën, Balla i përgjigjet Bardhit/ "Gënjeshtër, ke akuzuar edhe...

Akuzat për Suel Çelën, Balla i përgjigjet Bardhit/ “Gënjeshtër, ke akuzuar edhe Flamur Nokën”

Kreu i Grupit Parlamentar socialist, Taulant Balla, iu përgjigj në Kuvend akuzave të ngritura nga kreu i Grupit Parlamentar të Partia Demokratike e Shqipërisë, Gazment Bardhi, lidhur me pretendimet për lidhje apo favore ndaj Suel Çelës.

Në replikën e tij, Balla deklaroi se Bardhi ka bërë më parë akuza edhe ndaj drejtuesve të vetë Partisë Demokratike për të njëjtët persona, duke përmendur sekretarin e përgjithshëm të PD-së, Flamur Noka.

Sipas Ballës, Bardhi përdor shpifjen dhe akuzat politike, ndërsa shtoi se debati në sallë tregon diferencën në mënyrën se si drejtohen grupet parlamentare. Ai gjithashtu e akuzoi Bardhin se është i vetmi kryetar grupi që ka kallëzuar penalisht nënkryetarin e vet.

Debati mes palëve u zhvillua në një klimë të tensionuar, me akuza dhe kundërakuza politike, ndërsa çështja e pretenduar e lidhjeve me persona të botës së krimit mbetet objekt përplasjesh të forta mes mazhorancës dhe opozitës.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat