back to top
11.5 C
Tirana
E premte, 20 Shkurt, 2026
spot_img
KreuAktualitet“Protestë e dhunshme?”/ Berisha i përgjigjet Policisë

“Protestë e dhunshme?”/ Berisha i përgjigjet Policisë

Kryetari i Partia Demokratike e Shqipërisë, Sali Berisha, deklaroi pak orë para protestës së opozitës se tubimi do të jetë paqësor, ndërsa hodhi akuza ndaj policisë dhe zyrtarëve të qeverisë, për të cilët pretendoi se po largohen nga vendi.

I pyetur për qëndrimin e Policia e Shtetit, e cila ka njoftuar se nuk merr përsipër zhvillimin e tubimit për shkak të rrezikut për akte dhune, Berisha tha se “narkopolicia duhet të kryejë detyrat”, duke pretenduar se “zyrtarët po arratisen”.

Ai përmendi me emër sekretarin e përgjithshëm të Kryeministrisë, Engjëll Agaçi, për të cilin tha se është larguar, ndërsa shtoi se edhe zyrtarë të tjerë sipas tij po ikin nga administrata. Berisha deklaroi gjithashtu se duhet të bllokohen përkohësisht pasaportat e çdo zyrtari që ka dosje në SPAK, derisa të sqarohen hetimet.

Sa i përket protestës, Berisha këmbënguli se opozita organizon vetëm tubime paqësore dhe se kjo është pjesë e platformës së saj politike. Ai mohoi që Partia Demokratike të organizojë akte dhune, ndërsa për incidentet e mëparshme tha se mund të ketë pasur “persona të zemëruar” që kanë hedhur mjete piroteknike, por jo eksponentë të PD-së.

Berisha akuzoi gjithashtu drejtues të policisë për inskenime dhe pretendoi se në protestën e fundit policia kishte përdorur mjete piroteknike kundër opozitës, një pretendim që sipas tij është provuar me pamje filmike.

I pyetur nëse do të ketë ngujim në shesh pas protestës, ai nuk dha një përgjigje të drejtpërdrejtë, duke u shprehur se “skenari është atje” dhe se gjithçka do të ndiqet gjatë zhvillimit të tubimit.

Në përfundim, Berisha përsëriti se protesta do të jetë paqësore dhe se opozita do të vazhdojë aksionin politik deri në arritjen e objektivave të saj.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat