back to top
12.5 C
Tirana
E premte, 20 Shkurt, 2026
spot_img
KreuAktualitetEkonomia167 milionë euro nga fondet e papërdorura shkojnë te Fondi i Pensioneve

167 milionë euro nga fondet e papërdorura shkojnë te Fondi i Pensioneve

Ministria e Financave njoftoi këtë të premte, 20 shkurt, se të gjitha fondet buxhetore të pa-shpenzuara nga ministritë dhe institucionet publike gjatë vitit 2025 janë transferuar tashmë në Fondi i Veçantë i Pensioneve, në një hap që synon të forcojë sistemin e pensioneve në vend.

Sipas njoftimit zyrtar, shuma totale arrin rreth 167 milionë euro, të depozituara në Llogarinë Speciale të Fondit të Pensioneve pranë Bankës së Shqipërisë. Ministria e Financave thekson se ky transferim pasqyron mbajtjen e premtimeve dhe angazhimin për menaxhim të përgjegjshëm të financave publike, duke garantuar stabilitet afatgjatë për pensionet.

Ministri i Financave, Petrit Malaj, theksoi se Reforma e Pensioneve do të vijojë të zbatohet me vendosmëri, me qëllim ndërtimin e një sistemi më të drejtë, më të qëndrueshëm dhe më të besueshëm për çdo qytetar.

Transferimi i fondeve është kryer në përputhje me Aktin Normativ Nr. 11, datë 19.12.2025, si dhe në linjë me kuadrin ligjor për menaxhimin e sistemit buxhetor, duke garantuar transparencë dhe përdorim efektiv të mjeteve publike.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat