back to top
9.5 C
Tirana
E shtunë, 21 Shkurt, 2026
spot_img
KreuAktualitetBalla i përgjigjet Berishës/ “Thirrjet për sulme ndaj PS janë vepër penale,...

Balla i përgjigjet Berishës/ “Thirrjet për sulme ndaj PS janë vepër penale, Tropoja e ka vuajtur”

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, i është përgjigjur thirrjeve të Sali Berishës, i cili më herët paralajmëroi se sulmet ndaj selisë së Partisë Demokratike do të sjellin sulme “asgjësuese” ndaj selive të Partisë Socialiste në të gjithë vendin.

Në reagimin e tij, Balla theksoi se thirrje të tilla përbëjnë vepër penale dhe përfshijnë nxitje për dhunë, urrejtje dhe përçarje, përfshirë rrezikun ndaj punonjësve të policisë dhe të miturve.

“Reagimi im ndaj Sali Berishës, i cili paska kërcënuar me sulme selitë e PS nëpër qytete: thirrja për ‘asgjësim’ është e papranueshme dhe penalisht e dënueshme. I takon organeve kompetente të vlerësojnë këto veprime,” shkruan Balla.

Ai i bëri thirrje bazës së Partisë Demokratike të mos veprojë sipas urdhërave të Berishës, duke kujtuar se Tropoja dhe qytete të tjera e kanë përjetuar më parë pasojën e veprimeve të tij politike.

“Kam një thirrje vëllazërore miqve të PD në bazë: mos e merrni veten në qafë nga urdhërat e një plaku matuf, i cili për prapanicën e tij ka mbjellë vëllavrasje gjithë jetën e tij politike. Tropoja e ka vuajtur dhe vazhdon t’i vuajë thirrjet dhe porositë e tij. Kaq për sot! Ditë të mbarë dhe faleminderit për vëmendjen mbi këtë çështje,” përfundon Balla.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat