Kushtet e papërshtatshme në selitë e gjykatave dhe stoku i madh i dosjeve vazhdojnë të jenë një problem i pa zgjidhur, pavarësisht kërkesave të gjyqtarëve dhe prokurorëve për përmirësim.
Zëvendës-kryetari i Gjykatës Fier, Noel Veizi, deklaroi se gjyqtarët rrinë në zyra 1 me 1, zyra birucash.
“Ajo godinë kur futem më jep një lloj ankthi, imagjino një hallexhi, sidomos rastet kur kemi njerëz të rrezikshëm”, tha ai.
Edhe zv. kryetari i Gjykatës Lushnjë, Bevis Shehaj, shprehu shqetësime lidhur me hartën e re gjyqësore: “Kam qenë kundër hartës së re dhe mbaj mend që ngrija të vetmin shqetësim, thoja se si ka mundësi që nuk e kuptojnë dosjen digjitale.”
Ankesat u përsëritën gjatë takimit të Këshillit të Sigurimit të Lartë të Gjyqësorit (KSHH), ku u prezantua monitorimi mbi efektet e hartës së re gjyqësore, e cila që nga 2023 reduktoi 38 gjykata në 20.
Ekspertja e KSHH, Blerina Bulica, theksoi se më problematike është cënimi i të drejtave të njeriut: “Praktikisht vlerësohet se krijimi i barrierave, distancave gjeografike, nuk është shpeshtuar mjaftueshëm, sidomos për rastet kur proceset tejkalojnë afatet e arsyeshme, siç është rasti në gjykatën e Apelit.”
Skanimi i drejtësisë sipas hartës së re vjen në një kohë kur shqiptarët nuk po marrin drejtësi brenda afateve ligjore dhe stoku i dosjeve vazhdon të jetë rreth 140 mijë çështje.



