back to top
15.5 C
Tirana
E hënë, 23 Shkurt, 2026
spot_img
KreuAktualitetShembet rruga e Arbrit, unaza e Burrelit dhe rrugët në juglindje/ Berisha...

Shembet rruga e Arbrit, unaza e Burrelit dhe rrugët në juglindje/ Berisha akuza të forta ndaj qeverisë

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se situata në juglindjen e Shqipërisë është dëshmia më flagrante e ndikimit të korrupsionit, duke goditur pothuaj 1/3 deri 1/4 e qytetarëve të zonës.

Në një reagim për mediat, Berisha theksoi se prej tre ditësh shumë rrugë dhe ura në juglindje janë shembur, për shkak të ndërhyrjeve të papërshtatshme në lumë dhe skarpatet përreth, dhe jo si pasojë e motit apo mbipeshës. Ai citon shembjet e rrugës Kuç–Fterë në Vlorë, rrugëve në Korçë, unazës së Burrelit dhe Rrugës së Arbrit, duke i cilësuar si “vepra të korrupsionit” të kompanive të kontraktuara nga qeveria.

Berisha kritikoi gjithashtu “heshtjen kriminale të organeve të prokurorisë”, duke theksuar se deri tani nuk është marrë asnjë masë ndaj përgjegjësve për shembjet. Ai shtoi se qeveria, përfshirë kryeministrin Edi Rama, ka shpenzuar shuma të mëdha për udhëtime dhe aktivitete personale, ndërkohë që infrastruktura rrugore shembet.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat