back to top
5.5 C
Tirana
E hënë, 23 Shkurt, 2026
spot_img
KreuAktualitetEkonomiaNis rivlerësimi i pronave/ 5% tatim i ri, kush përfiton dhe kush...

Nis rivlerësimi i pronave/ 5% tatim i ri, kush përfiton dhe kush paguan më shumë

Ka nisur këtë të hënë zbatimi i udhëzimit të ri për rivlerësimin e pasurive të paluajtshme, pas botimit të tij në Fletoren Zyrtare. Dokumenti i hartuar nga Ministria e Financave i hap rrugë procesit që do të shtrihet në të gjithë vendin deri në dhjetor të vitit 2026.

Sipas skemës së re, rivlerësimi i pronave do të kryhet me një normë tatimore prej 5%. Aktualisht, në rast shitjeje të një prone, aplikohet tatim 15%, çka e bën këtë proces një mundësi për individët dhe bizneset që të përditësojnë vlerën e pasurisë me një barrë më të ulët fiskale. Tatimi do të llogaritet mbi diferencën mes vlerës së regjistruar në kadastër dhe çmimit aktual të tregut.

Për herë të parë, në rivlerësim do të merret në konsideratë edhe amortizimi i pronës. Vjetërsia e objektit do të ndikojë drejtpërdrejt në nivelin e tatimit, duke bërë që pronat më të vjetra të kenë një barrë më të ulët pas përditësimit të vlerës.

Ndërkohë, gjatë këtij viti pritet të hyjnë në fuqi edhe çmime të reja reference për pasuritë e paluajtshme në shumicën e vendit, me përjashtim të Tiranës. Këto ndryshime parashikohet të sjellin rritje të vlerave të pronave në treg.

Rivlerësimi i fundit i pasurive u zhvillua në periudhën 2020–2022 me një normë tatimore 3%. Gjatë asaj fushate, rreth 94 mijë pasuri iu afruan çmimeve të tregut, ndërsa buxheti i shtetit përfitoi rreth 138.6 milionë euro.

Procesi i ri synon të nxisë deklarimin real të vlerës së pronave dhe të rrisë të ardhurat në buxhet, ndërsa pritet të ndikojë edhe në zhvillimet e tregut imobiliar në vend.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat