back to top
18.5 C
Tirana
E enjte, 26 Shkurt, 2026
spot_img
KreuAktualitet“Zorraxhinjtë e lavazheve”/ Pas prokurorëve, Rama sulmon edhe mediat

“Zorraxhinjtë e lavazheve”/ Pas prokurorëve, Rama sulmon edhe mediat

Në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PS, Kryeministri Edi Rama shpërtheu me tone të ashpra ndaj kritikëve për situatën e krijuar në aksin Librazhd–Prrenjas, ku ditët e fundit janë regjistruar rrëshqitje dheu.

Rama e quajti “absurde” lidhjen e fenomenit me korrupsionin, duke theksuar se bëhet fjalë për një çështje gjeologjike dhe jo për abuzim me fondet publike. Ai ironizoi zërat kritikë, duke thënë se në vende të tjera si Portugalia, Suedia, Italia apo Greqia, rrëshqitjet trajtohen si fenomene natyrore, ndërsa në Shqipëri – sipas tij – çdo gjë etiketohet menjëherë si korrupsion.

“Po flasin për rrëshqitjen në rrugën e Librazhdit, ndërkohë që nga ana tjetër e kufirit ka rrëshqitje shumë më dramatike. Atje është çështje gjeologjie, këtu bëhet çështje korrupsioni. Edhe toka lëviz, thonë, për shkak të korrupsionit,” deklaroi Rama me ironi.

Kreu i qeverisë theksoi se në atë aks po realizohet një nga veprat më të mëdha infrastrukturore në vend, të cilën e cilësoi si “një tjetër krenari të kësaj qeverie”. Ai solli në vëmendje edhe rastin e rrëshqitjes në segmentin Korçë–Ersekë, duke theksuar se rruga u riparua brenda afatit dhe me fondet e sipërmarrësit, pa kosto shtesë për qytetarët.

“Ndodh diçka që nuk duhet të ndodhë, por këto nuk janë fenomene të pazakonta. Ndodhin kudo. Ndryshimi është se atje janë çështje teknike, këtu bëhen spektakël politik,” tha ai.

Rama sulmoi ashpër atë që e quajti “lavazh mediatik”, duke akuzuar kundërshtarët për përhapje të narrativave absurde dhe për një klimë të qëllimshme mosbesimi. Me gjuhë të fortë dhe ironike, ai përmendi shembuj të ekzagjerimeve publike, duke theksuar se sipas kësaj logjike, çdo gjë në vend shpjegohet me korrupsion.

“Zorraxhinjtë e lavazheve kanë shpërlarë kaq gjatë edhe trurin e tyre me këtë refren, sa i besojnë vetë. Pastaj budallallëpsen kur bëhet numërimi i votave, mendojnë se do fitojnë dhe prapë u del Noc Rroku,” u shpreh Rama.

Sipas tij, kjo zhurmë e vazhdueshme është dëmtuese për shoqërinë dhe për imazhin e Shqipërisë, pasi krijon perceptimin se çdo projekt publik është i korruptuar, pavarësisht fakteve dhe analizave teknike.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat