back to top
16.5 C
Tirana
E hënë, 9 Mars, 2026
spot_img
KreuAktualitetPas më shumë se një vit në qeli/ Rama kujton Veliajn

Pas më shumë se një vit në qeli/ Rama kujton Veliajn

Kryeministri Edi Rama ka sulmuar ashpër sistemin e drejtësisë në fjalimin e tij para kryesisë së Partise Socialiste, duke e cilësuar atë “të anshme” dhe “jo profesionale”. Rama komentoi rastin e Belinda Balluku, duke theksuar se nuk është i pari dhe as më i vështiri që përballet me gjyqin mediatik dhe presionin ndaj një deputeti.

Kryeministri solli në vëmendje edhe dosjen e Erion Veliaj, kryetarit të Bashkia Tiranë, duke theksuar se për të nuk ekzistoi parimi i prezumimit të pafajësisë dhe se procesi i tij u shndërrua në një “gjyq mediatik” që Rama e përshkroi si “masakër gurësh e pështymash”.

“Fatkeqësisht, rastet e tilla nuk janë të pari, por fatmirësisht nuk janë as më të vështirat. Ndryshe nga sa ka ndodhur me kryetarin e bashkisë së Tiranës, prezumimi i pafajësisë së të cilit nuk ka ekzistuar as përpara se ai të merrej për herë të parë në pyetje, gjyqi mediatik ishte një tjetër masakër gurësh dhe pështymash, me libër shpie, e denjë për mesjetën dhe jo për një shoqëri europiane,” tha Rama.

Kreu i qeverisë nënvizoi rëndësinë e kushtetutës dhe të të drejtave ligjore që i garanton Kuvendit dhe institucioneve për të vendosur mbi kërkesat për arrest pa gjyq, duke i krahasuar situatat për rastin Balluku dhe për rastet e tjera.

“Thashë fatmirësisht se na e jep ne Kushtetuta të drejtën për të gjykuar mbi dëshirën, nevojën dhe argumentet e prokurorit për të kërkuar një arrest pa gjyq. Asgjë më shumë, asgjë më pak. Kështu na e jep Kushtetuta mundësinë që as të mos e humbim nga sytë, as të mos kemi fuqi ta ndihmojmë viktimën më të madhe gjer më sot të reformës në drejtësi. E dini kush është viktima më e madhe e reformës në drejtësi? Prezumimi i pafajësisë,” deklaroi Rama.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat