back to top
17.5 C
Tirana
E premte, 13 Mars, 2026
spot_img
KreuAktualitetEkonomiaPas anulimit të tenderit të portit në Porto Romano/ Rama mohon presionet

Pas anulimit të tenderit të portit në Porto Romano/ Rama mohon presionet

Kryeministri Edi Rama deklaroi në një konferencë për mediat se projekti për ndërtimin e portit të ri në Porto Romano është zhvilluar nën presion politik dhe publik, por jo nga partnerët ndërkombëtarë.

Rama theksoi se nuk ka të dhëna që kompania e përfshirë në projekt të ketë qenë nën presion, ndërsa shtoi se gjatë gjithë procesit nuk është shprehur asnjë shqetësim nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës apo nga Bashkimi Evropian.

Sipas tij, ka pasur presion të vazhdueshëm nga faktorë të tjerë që nuk janë të interesuar që projekti të kthehet në një histori suksesi.

“Që nga fillimi ka pasur zëra që pyesnin pse duhet një port i ri kur ekziston porti aktual në Durrës. Madje ideja e portit të ri u lidh edhe me pretendime për shitjen e vendit në duart e arabëve. Në fakt, përtej injorancës, gjithmonë kanë ekzistuar forca që nuk duan që ky projekt të ecë përpara”, u shpreh Rama.

Kryeministri argumentoi se porti aktual i Durrësit nuk ka kapacitetet e nevojshme për t’u shndërruar në një nyje strategjike logjistike të Korridori VIII, pasi ndodhet në mes të qytetit dhe ka kufizime infrastrukturore.

Sipas tij, ndërtimi i portit të ri në Porto Romano do ta çojë Shqipërinë në një nivel tjetër ekonomik dhe logjistik, duke e lidhur atë me projekte të tjera strategjike si Porti i Thatë i Prishtinës dhe Porti i Thatë i Shkupit.

Rama shtoi se rritja e rolit logjistik të Shqipërisë nuk pritet gjithmonë pozitivisht nga të gjithë, pasi sipas tij ekzistojnë interesa që nuk e mirëpresin forcimin ekonomik të shqiptarëve në rajon.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat