back to top
17.5 C
Tirana
E premte, 13 Mars, 2026
spot_img
KreuAktualitetRiorganizim i PD-së në qarkun e Vlorës/ Aurel Bylykbashi drejtues politik

Riorganizim i PD-së në qarkun e Vlorës/ Aurel Bylykbashi drejtues politik

Partia Demokratike ka ndërmarrë një tjetër hap në riorganizimin e strukturave të saj në terren, duke emëruar Aurel Bylykbashi në detyrën e drejtuesit politik për qarku i Vlorës.

Ky emërim vjen në një moment të rëndësishëm për opozitën, e cila po intensifikon përgatitjet dhe po konsolidon strukturat lokale në prag të sfidave elektorale të ardhshme. Me një eksperiencë të gjatë në politikë dhe si ish-deputet, Bylykbashi do të ketë një rol kyç në riorganizimin e degëve lokale, mobilizimin e elektoratit dhe forcimin e frymës opozitare në qark.

Strukturat e Partisë Demokratike e shohin këtë emërim si një hap drejt rritjes së angazhimit politik në terren dhe ndërtimit të një strukture më të fortë organizative në një nga zonat më strategjike elektorale të vendit.

Aurel Bylykbashi më herët ka qenë deputet i Kuvendit të Shqipërisë dhe kandidat i PD-së për Bashkinë e Elbasanit. Ai gjithashtu ka mbajtur detyra të rëndësishme gjatë qeverisjes së Partisë Demokratike, duke sjellë eksperiencën e tij në shërbim të konsolidimit të strukturave lokale.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat