Ish-zëvendëskryeministrja Belinda Balluku ka depozituar në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit (GJKKO) kërkesë për heqjen e masës së sigurisë “pezullim nga detyra”, e vendosur ndaj saj lidhur me hetimet që po kryen SPAK.
Gjyqtari që do shqyrtojë këtë kërkesë është Erion Çela, i cili më parë ka firmosur masat e sigurisë ndaj saj dhe dy ish-vartësve të saj, Erald Elezi dhe Gentian Gjyli.
Vendimi për pezullimin nga detyra i ish-zv/kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë u firmos nga Gjykata e Posaçme Antikorrupsion në nëntor. Më 26 shkurt, kryeministri Edi Rama njoftoi shkarkimin e Ballukut nga detyra.
Kjo lëvizje vjen ndërsa hetimet e SPAK ndaj Ballukut dhe ish-vartësve të saj vazhdojnë, dhe mbetet për t’u parë nëse gjykata do të pranojë kërkesën për heqjen e masës së sigurisë.



