back to top
10.5 C
Tirana
E mërkurë, 18 Mars, 2026
spot_img
KreuDrejtësiaSkandali i tenderave në gjyq/ Benet Beci mes të akuzuarve

Skandali i tenderave në gjyq/ Benet Beci mes të akuzuarve

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka vendosur dërgimin për gjykim të çështjes penale në ngarkim të Benet Beci dhe gjashtë personave të tjerë, të akuzuar për shkelje të barazisë në tendera publikë.

Vendimi u mor në seancën paraprake të 17 marsit 2026, nga gjyqtarja Marinela Osmani, e cila pranoi kërkesën e Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për kalimin e dosjes në gjykim.

Sipas vendimit, përveç Becit, në bankën e të akuzuarve do të ulen edhe Adela Ruko, Edlira Mitrushi, Jonid Kazani, Yllka Nishku, Premtim Dauti dhe Rudin Gjoni.

Të gjithë akuzohen për veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 258 dhe 25 të Kodit Penal.

Gjykata vendosi gjithashtu formimin e fashikullit të gjykimit, i cili përfshin të gjitha aktet e hetimit paraprak dhe materialet e administruara gjatë seancës paraprake.

Ndërkohë, disa nga të pandehurit kanë paraqitur kërkesë për gjykim të shkurtuar, e cila do të shqyrtohet në vijim të procesit gjyqësor.

Sipas ligjit, vendimi për dërgimin e çështjes në gjyq nuk mund të ankimohet.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat